Një e treta e popullsisë në botë mbi peshë

Sipas një studimi të publikuar të enjten, pothuajse një e treta e popullatës në botë është mbi peshë.

Lajme

29/05/2014 18:21

Studimi është publikuar në buletinin mjekësor “The Lacent”, ndërsa hulumtuesit i kanë shqyrtuar të dhënat nga 188 shtete dhe atë që nga viti 1980 e deri në vitin  2013.

Ata kanë gjetur se 2.1 miliardë njerëz në gjithë botën janë mbi peshë. Kjo shifër 33 vjet më herët ishte 857 milionë.

Më së shumti persona mbi peshë ka në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Në këto dy vende gati 60 për qind e meshkujve dhe 65 për qind e femrave janë mbi peshë.

Në SHBA 13 për qind e popullatës është mbi peshë.

Kina, India, Rusia dhe Pakistani janë gjithashtu në mesin e 10 shteteve me popullsi që kanë më së shumti njerëz mbi peshë, raporton REL.

Personat që kanë mbi peshë janë të prirë që të kenë sëmundje kardiovaskulare, kancer, diabet e sëmundje të veshkave.