Një ditë para ‘Këngës Magjike’, Stresi ju prezanton me nënën

Reperi nga Shqipëria, Stresi edhe këtë vit është i pranishëm në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz

13/10/2018 13:39

Në edicionin e 20-të, të këtij festivali Stresi do t’i këndojë nënës e që ka paralajmëruar se kënga do bëhet një hit, shkruan lajmi.net

Së fundmi, ai ndau një fotografi me ndjekësit në Instagram i cili ju prezanton me nënën. “Te Du Mom ??? Neser Premier Kenga Magjike 2018”, janë fjalët e reperit.

Stresi konsiderohet një prej yjeve më të mëdha të repit dhe ai njihet për prezencat e tij në këtë festival ku ka rrëmbyer edhe disa çmime.

Në bazë të publikimeve shihet se reperi mezi po pret të këndojë dhe të marrë atë që meriton. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo3pihJnyRC/?hl=en&taken-by=stresi