Nitaj bëhet zëdhënës i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë mbledhjes së parë konstituive të Kryesisë së re e ka zgjedhur Muharrem Nitajn drejtor të Departamentit për Marrëdhënie me Publikun i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës i partisë.

Lajme

22/07/2015 15:30

Po ashtu, në këtë mbledhje Valon Tolaj është zgjedhur Sekretari Ekzekutiv.

AAK bën me dije se kryesia e saj ka krijuar një komision të ri, prej pesë anëtarëve, të udhëhequr nga Xhavit Zariqi, që do t’i koordinojë veprimet midis selisë qendrore dhe degëve në terren, transmeton Klan Kosova.