Niseni ditën me supë me brokoli – Lajmi.net
Niseni ditën me supë me brokoli
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 11:39, 10 August 2018
Përbërësit:

1 brokoli
1 patate
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gotë pana
1 gjethe majdanoz

Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla. Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta. Më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.

Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar. Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.

Merrni një bukë të rrumbullakët. Hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda. Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO