Nis kampanja informuese ‘Kodi Civil për qytetarë të barabartë’

Sot publikohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë.

Lajme

12/12/2018 07:44

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2” mbështetë Ministrinë e Drejtësisë për të forcuar më tej sundimin e ligjit në Kosovë duke pasur një Kod Civil modern sa më shpejt që është e mundur. Procesi i hartimit të ligjit do të mbështetet nga një fushatë komunikimi dhe informimi në të gjithë Kosovën që të informojë se çfarë do të thotë Kodi Civil për individët, organizatat dhe bizneset.

Fushata do të përfshijë përfaqësues nga gjyqësori, shoqëria civile, bizneset dhe aktorë të tjerë. Të gjithë personave do t’u kërkohet të japin propozime dhe komente konkrete për çështje të ndryshme që lidhen me Kodin Civil. Mbledhja e informatave do të trajtohet në Grupin Punues të Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjës për hartimin e Kodit Civil.