Nicki Minaj e ‘vjedh’ këngën ‘Sheqer’ nga KAOS

Dje doli verzioni remix i këngës ‘Sugar’ të Maroon 5 e që ky remix është në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj.

ShowBiz

12/03/2015 15:00

Por, po del që idea e kësaj kënge është e ‘vjedhur’. E kjo hiq më larg se nga një këngë e tregut muzikor kosovar, e cila ka të njëjtën titull e që është ‘Sheqer’ dhe është e kënduar nga grupi KAOS.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Lumi B përmes një foto në Instagram ku e ‘akuzon’ Nickin për këtë ‘vjedhje’.

E gjithë kjo shaka e reperit kosovar është komentuar edhe nga fansat e tij të cilët i thoshin se do ishte interesant nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë. /Indeksonline/ lajmi.net