Nga polici “hero”, në ryshfetmarrës

Më 10 tetor të vitit të kaluar qe shpallur “Heroi i ditës” nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, pasi shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë të mitur në qytetin e Fierit, por të dielën atij iu vunë prangat në duar. Kjo ka ndodhur me efektivin e sektorit të antidrogës në policinë e Fierit, Bledar Naçi, raporton BW. 

Lajme

04/05/2014 10:53

Në pranga bashkë me të ka rënë shefi i sektorit të luftës kundër narkotikëve në këtë polici, Dritan Zagani, si dhe nënspecialistët e tjerë Bernard Fejza dhe Gramoz Fasko. Kreu i sektorit të antidrogës akuzohet për shpërdorim detyre, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal për trafikim lëndësh narkotike, kurse tre efektivët akuzohen për korrupsion pasiv.

Tre efektivët, mes të cilëve dhe Bledar Naçi, i kanë marrë shtetasit M. F. një shumë lekësh.