Nga mungesa e Parlamentit, rrezikohen këto projekte

Qeveria  në largim e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 148-tën me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime .

Lajme

30/06/2017 17:19

Në këtë mbledhje është shfaqur nevoja që në një periudhë sa më të shpejtë behët rishikimi i buxhetit, pasi disa projekte  që janë në zbatim e sipër mund të luhatën nga mungesa e fondeve.

Me rishikimin e buxhetit është shfaqur nevoja që të alukohën mjete për skemat pensionale dhe sociale, po ashtu për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit. Problematikë në vete është edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për kontratën në Ministrinë e Punëve të Brendshme për çështjen e pasaportave prej 5.3 milionë eurove që tash pritet të merret vendimi përfundimtar, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi në fund të mbledhjes që të shikohet çështja e Rishikimit të Buxhetit dhe disa detyrime që vijnë. “Nuk e kemi Kuvendin, kemi probleme shumë të mëdha si t’i përballojmë ato. Kisha lutur ministrin që bashkë me këtë të na prezantoj edhe këto probleme dhe pastaj mundemi në një mbledhje të ardhshme të ulemi të bisedojmë se çka duhet të bëjmë sepse janë disa detyrime të cilat nuk presin. Unë dëshiroj që Kuvendi dhe Qeveria të bëhen nesër, në mënyrë që të funksionalizohen institucionet e Republikës së Kosovës t’i zgjidhin këto probleme, por problemet objektive tash janë para nesh”, tha kryeministri.

Ministri  Avdullah Hoti lidhur me Rishikimin e Buxhetit tha se në mungesë të rishikimit do të ketë përballje me vështirësi në kryerjen e obligimeve. “I pari është për skemat pensionale dhe sociale, për shkak të mungesës dhe vonesës në riklasifikimin e veteranëve të luftës. Ne sipas ligjit duhet të vazhdojmë t’i paguajmë veteranët e luftës me shumën siç është caktuar me vendimin e Qeverisë në vitin 2015. Në bazë të parashikimit që është bërë bashkë me Ministrinë e Punës, ne këtu kemi një mungesë prej 24 milionë eurosh për të përmbyllur vitin sipas obligimeve ligjore.”, ka thënë Hoti.

Si problematikë i dytë, sipas ministrit në detyrë, është  obligimin për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, ku një pjesë e konsiderueshme e obligimeve për këtë kontratë janë paraparë nga mjetet që vijnë prej AKP-së, për të cilën  duhet të ndryshohet  ligjin për AKP-në, për të mundësuar tërheqjen e këtyre mjeteve.

“Ligji është i gatshëm por në mungesë të Parlamentit funksional është e pamundur që të procedohet. Këtu janë 80 milionë euro, që duhet të gjejmë format se si t’i rishpërndajmë, rialokojmë prej projekteve të tjera. E treta, mjetet që na duhen për zgjedhjet lokale ngase i kemi shpenzuar mjetet që i kemi paraparë në buxhetin e rregullt për zgjedhjet lokale sivjet, janë shpenzuar për zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë tutje Hoti.

Problematikë në vetë në mungesë të rishkrimit të buxhetit ka dalë të jetë, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për kontratën në Ministrinë e Punëve të Brendshme për çështjen e pasaportave prej 5.3 milionë eurove që tash pritet të merret vendimi përfundimtar dhe kjo do të jetë një ngarkesë në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse nga buxheti i Ministrisë së Brendshme sipas ligjit duhet të kryhet ky obligim.

“Kemi një obligim tjetër prej 0.6 milionë euro për të shlyer obligimin lidhur me hartimin e studimit të fizibilitetit të Trepçës që e kemi iniciuar bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe me AKP-në. Kështu që në total janë 112 milionë euro, që ne kemi mungesë buxhetore për shkak të mosfunksionimit të Parlamentit dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i Buxhetit. Duhet të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që i kemi brenda ligjit për rialokime deri në 15 për qind, brenda Ministrisë së Financave dhe deri në 25 për qind në Qeveri. Unë pres që sa më parë të themelohen institucionet dhe të shkohet përpara me zbatimin e buxhetit siç është aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Unë besoj në një mbledhje tjetër së bashku me ministrat përkatës duhet që më në detaje të shkojmë nëpër këto çështje, ata të cilët janë të lidhur me këto çështje që të gjejmë një zgjidhje në mungesë të Parlamentit dhe të rishikimit të Buxhetit”, tha ministri Hoti. /Lajmi.net/