Nexhmedin Spahiu: Unë ua gjeta diplomatëve Bajram Rexhepin për Kryeministër

Analisti i zhvillimeve politike në vend Nexhmedin Spahiu po insiston se ishte pikërisht ai që ua kishte propozuar diplomatëve amerikanë Bajram Rexhepin për Kryeministër.

Lajme

22/08/2017 14:50

Siç edhe shkruan Spahiu, propozimi i tij kishte marrë përgjigje pozitive nga presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova i cili priste të bisedonte edhe me Hashim Thaçin rreth kësaj çështje.

E pas kësaj, Spahiu thotë se shumëkush e kishte pyetur atë, përse nuk ishte kandiduar edhe vetë ai kryeministër meqë sipas tij, ka pasur aq shumë ndikim atëkohë. Thotë se edhe ata që e kanë propozuar për një pozitë të lartë, nuk kanë pasur arsye të forta siç ka pasur ky për Rexhepin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pas intervistes sime te djeshme per Bajram Rexhepin ku tregova se une, shume kohe para zgjedhjeve te vitit 2001, ua kam propozuar diplomateve amerikane dhe te tjere Bajram Rexhepin per kryeminister me arsyetimin qe ne kete periudhe Kosoves i duhet relaksimi i raporteve mes kraheve politike, e Bajrami si kryetar i Mitrovices, edhe pse ne qytetin ku keto raporte jane me te ashpra, kontribuoi qe te mos kete asnje vrasje politike, e kur disave qe intervisten e djeshme e kishin lexuar me mosbesim ua permenda se bashke me dy anetare te stafit te RTV MITROVICES: Alban Zenelin (tash asistent ne UP) dhe nje tjeter, shkuam ne oren 23.30 gjersa po kujdestaronte ne Shtepine e Shendetit ne Mitrovice per ta lajmeruar se do te ishte kyeminister i Kosoves (per cfare Bajrami mendonte se mos po benim shaka, e ne fakt, mua po ate nate njeri nga diplomatet te cilit ia kisha propozuar Bajramin per kryeminister me pat lajmeruar se Rugova ka pranuar propozimin dhe tani ka mbetur te bisedohet me Thacin, e kjo per mua ishte e mjaftueshme qe te jem i sigurte se propozimi im do te realizohet), dhe te nesermen e asaj nate kete e thash edhe ne TV Mitrovica

(por qe publiku kete nuk e mori seriozisht, ngase nuk dhash detaje), dje e sot shume veta me shtruan kete pyetje: Pasi para 17 viteve paske pase aq fuqi sa me t’shku ne vend propozimi per kryeminister, pse gjate gjithe kesaj kohe nuk u bane vet ndonjehere kryeminister? Pergjigjia eshte se mua nuk ka pasur kush te me propozoje. Ne fakt nuk eshte se nuk me kane propozuar edhe per kryeminiser edhe per president, por askush nga ata qe me kane propozuar nuk kane ditur te gjejne arsye te forta sic kam arsyetuar une per Bajram Rexhepin.