New York Times: BE priste paqe në Ballkan, por demarkacioni Kosovë-Mali i Zi shkatërroj gjithçka

Bashkimi Evropian priste që zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në Ballkan të shkojë sipas një modeli të paqes, por që pastaj gjithçka u shkatërrua, shkruan New York Times.

Lajme

30/12/2017 19:47

“New York Times” ka botuar një tekst mbi mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve në Ballkan, duke e përfshirë edhe Kosovën.

Ky vit cilësohet si periudhë ku Sllovenia dhe Kroacia anëtare të BE-së do ta zgjidhnin problemin me kufijtë pas vendimit të Arbitrazhit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Rënia e marrëveshjes ka lënë Bashkimin Evropian në një gjendje të vështirë dhe me shumë ankth, duke pasur parasysh se zgjidhja ndërmjet dy vendeve duhej të ishte shembull miqësor për konfliktet në Ballkan.

E në këtë raport të mediumit gjigant amerikan nuk ka si të mungojë edhe Kosova, duke theksuar problemet me kufijtë që i ka me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ka mosmarrëveshje kufitare midis Kroaicsë dhe Serbisë në lumin Danub. Pastaj mosmarrëveshjet në mes të Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi, e gjithashtu edhe për problemet me emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”, shkruan gazeta e njohur.

Për Brukselin, ky vit u cilësua si më i vështiri ku veç diskutimeve për largimin e Britanisë nga BE-ja, u ballafaqua edhe me telashte të mëdha kufitare në juglindje të Evropës.

“Mosmarrëveshja mes Kroacisë dhe Sllovenisë, është një shenjë se në rajon nuk mund të shmangen disa zakone të grindjeve”, përfundon raporti.

Ndryshe sot mediat kroate raportuan se pikërisht pas problemeve me demarkacionin, pati disa telashe në gjirin e Piranës ndërmjet policisë sllovene dhe anijeve kroate. /Lajmi.net/