Netanyahu: Sulmet e SHBA-së në Siri dërgojnë mesazh të fortë dhe të qartë

Pasi SHBA ka kryer sulme raketore mbi bazat ajrore në Siri në shenjë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik që u zhvillua në Idlib, ka pasur reagime të shumta.

Bota

07/04/2017 09:15

Ndër ta është edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se mbështet plotësisht sulmet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e bashkuara të Amerikës në Siri, transmeton lajmi.net.

“President Trump i dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë sot se përdorimi dhe përhapja e armëve kimike nuk do të tolerohet”, shkruan BBC.

“Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë për veprimet e tmerrshme të regjimit të Asadit do të rezononte  jo vetëm në Damask, por në Teheran, Penjan dhe gjetkë”. /Lajm.net/