Nesër caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Lajme

20/06/2017 18:05

Takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike, sipas njoftimit për mediat të presidencës, do të jetë i hapur për media.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin nëntor, sipas afatit të rregullt ligjor.

Po ashtu nesër, presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës. /Lajmi.net/