Nëse rrëqetheni duke dëgjuar muzikë, keni tru të veçantë

A ju rrëqethet lëkura ndonjëherë dhe a ju çohen qimet përpjetë kur e dëgjoni një këngë të mirë?

Lifestyle

03/09/2017 20:10

Përjetimet e tilla kur dëgjojmë muzikë janë mjaft të rralla dhe unike. Matthew Sachs, një i diplomuar në Harvard, vitin e kaluar i studioi individët të cilët rrëqethen më së shumti kur dëgjojnë muzikë, për të parë se si funksionojnë ndjenjat e tyre.

Hulumtimi ekzaminoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan se kishin përjetuar ndjenjat e lartpërmendura në relacion me muzikën dhe skanoi trurin e të gjithëve, transmeton Gazeta Express.

Ai zbuloi se ata të cilët tërhiqeshin emocionalisht dhe fizikisht nga muzika, kanë struktura më të ndryshme të trurit sesa ata të cilët nuk tërhiqen.

Hulumtimi tregoi se ata kanë një volum më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonave që përpunojnë emocionet, që do të thotë se mund të komunikojnë më mirë.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në Oxford Academic.