Nëse Kosova precedent për Krimenë, atëherë Rusia duhet ta njoh Kosovën

Ambasadori britanez, Ian Cliff, në një intervistë për RTK-në, foli për të kaluarën, perceptimi i kosovarëve ndaj Britanisë, rezistencën paqësore dhe atë të UÇK-së, ngjashmërinë në mes të Krimesë dhe Kosovës dhe tema të tjera.

Lajme

25/03/2014 20:22

E plotësuar, 22:12

Duke folur për paralelet e hedhura në ngjashmërinë  që mund të ketë rasti i Kosovës dhe ai i Krimesë, Ambasadori Ian Cliff tha se në mes të dy rasteve nuk sheh kurrfarë ngjashmërie.

”Unë nuk shoh kurrfarë ngjashmërie në mes Kriemesë dhe Qeveria ime po ashtu. Ne përkrahim referendumin si e drejtë qytetare”.

“Sigurisht që thonë se Kosova është lloj precedenti për Krimenë por janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”.

I pyetur se a do të mund të përfitonte Kosova nga rasti i Krimesë, që të anëtarësohet në OKB, Cliff tha se nga kriza e Krimesë nuk mund të përfitojë askush.

”Për të qenë i sinqertë nuk e shoh krizën e Krimesë për një gjë prej të cilët mund të përfitojë askush.”

“Nëse thuhet se Kosova është precendet, atëherë logjika është që Rusia ta njoh Kosovën. Nuk e shoh që kjo çon drejt hyrjes në OKB.”

Cliff në intervistën dhënë për RTK  tha se tashmë marrëdhëniet në mes të perëndimit dhe Rusisë janë më të vështira, por Britania akoma kërkon që të ketë partneritet me Moskën zyrtare.

“Sigurisht është marrëdhënie e vështirë për shkak të asaj që ka ndodhur në Krime. Nuk ka shumë që e përkrahin zëshëm Rusinë. Ne nuk duam që të kthehemi tek lufta e ftohtë. Megjithatë duam partneritet me Rusinë”.

___

Ambasadori Cliff: Masakra e Reçakut çoi në bombardimin e Serbisë

E plotësuar, 22:02

Ambasadori Ian Cliff thotë se vendimi për të nisur bombardimet kundër caqeve serbe ishte i vështirë. Ai thotë se masakra e Reçakut pati një impakt të thellë në këtë vendim.

“Reçaku ka pasur efekt të thellë. Njerëzit ishin lodhur me Milosevicin. Ai prezentonte zgjidhje por në shumë raste ai ishte vet shkaku i problemit”.

“Ishte e vështirë ta bindësh dikë, por njerëzit kishin parë luftëra të tmerrshme në Ballkan. Ata ishin skeptik ndaj bombardimit kundër Serbisë”.

“Unë me Hook, bisedonim se çka do të bëjmë nëse Milosevic nuk ka një politikë më të arsyeshme dhe Hook tha se do ta bombardojmë deri sa t’ja mbushim mendjen”.

“Ishte një politikë e vështirë, por besoj që në fund, sjellja e tmerrshme e Milosevicit, spastrimi etnik, NATO u pajtuan që të bombardonin dhe është diçka që serbët nuk e kanë kuptuar se prej qiellit të kaltër binin bomba dhe nuk kishte kuptim për ta”.

“Ende ka një lloj moskuptimi se si kishte ardhur te bombardimi i Beogradit”.

Tutje, në intervistën në Target të RTK-së, Cliff thotë se sinjalet e para për pavarësinë e Kosovës ishin dhënë diku në vitin 2000. Ai thotë se çuditet se si Serbia nuk ka pranuar Planin e Ahtisarit.

“Nuk kam qenë drejtpërdrejt i angazhuar, kishte sinjale që nga viti 2000 nga SHBA se duhet të ketë negociata dhe qëllimi ishte pavarësia e Kosovës, por me masa mbrojtëse për komunitetet jo shumicë”.

“Në shkurt të vitit 2008 ne e kishim të qartë se Kosova duhej të ishte e pavarur”.

“Plani i Ahtisarit ishte bazuar në supozimin se Serbia do të pajtohej. Pas dështimit të negociatave në Vjenë, qëndrimi përfundimtar i Qeverisë Britanike, ishte pavarësia e Kosovës”.

“Ka qenë gabim që Serbia nuk ka pranuar Planin e Ahtisarit, sepse i ka dhënë çdo gjë që mund të priste në aspektin legjitim”.

___

Ambasadori Cliff: Kam pasur simpati të madhe për UÇK-në gjatë luftës 

E plotësuar, 21:50

Ambasadori Cliff thotë se Lufta e Bosnjes bëri që të hiqeshin sytë nga Kosova. Ai thotë se paraqitja rezistenca ishte e vetmja mënyrë që Milosevic të ndalej.

“Kishte një ndjenjë se automia e Kosovës ishte një gjë shumë e mirë, por në vitin 1989 patëm protestën, dhe kishte shumë spekulime se Jugosllavia do të kolapsonte”.

“Ata që kanë hartuar politika kanë qenë të vetëdijshëm për çështjen e Kosovës dhe mënyrën se si Milosevic kishte ndërtuar agjendën e tij nacionaliste”.

“Jemi marrë me shumë çështje, dhe përshtypja ime, Kosova është çështje në politikën e jashtme dhe në dokumente britanike deri në kohën kur Jugosllavia kolapsoj sepse Milosevic po e përdorte Kosovën si mjet”.

“Kishte probleme këtu, por lufta në Bosnje ishte e tmerrshme dhe ky ishte problemi për tu trajtuar dhe jo Kosova”.

“Në vitin 1997 kishte simpati të madhe për rezistencën paqësore. Kjo shihej si mënyra e duhur dhe kur filloj rezistenca e dhunshme kishte brengosje se kjo nuk do të duhej të ishte mënyra e duhur”.

“E keqja ishte se Milosevic nuk po merrej me këtë çështje fare”.

“Në atë kohë, thjesht kishte të kuptuar se forca do të ishte mesazhi i fundit apo i vetëm që Milosevic të ndalej”.

Cliff thotë se Qeveria e Britanisë filloi të komunikonte me UÇK-së në kohën e Rambujesë. Ai thotë se ka pasur simpati të madhe për UÇK-në në atë kohë.

“Ajo që e di, e mbaj mend diskutimin për atë që çfarë duhej bërë sepse dukej se Milosevic nuk do të pranonte marrëveshjen e Rambujesë”.

“Në këtë kohë ka filluar komunikimi në mes qeverisë së Britanisë dhe UÇK-së”.

“Unë kam pasur simpati të madhe për këta njerëz, kur ata jepni mesazhe të forta kundër Milosevic”.

___

Ambasadori Cliff: Për Kosovën kam dëgjuar më 1968-ën

E plotësuar, 21:22

Ambasadori i Britanisë, Ian Cliff thotë të ketë lexuar fillimisht për Kosovën në vitet 1968.

Në një intervistë dhënë për emisionin Target të RTK-së, Cliff ka thënë se perceptimi i kosovarëve për rolin e Britanisë është i mirë.

“1962 më së pari kam dëgjuar për Shqipërinë për dy arsye, fillova të mblidhja pulla postare dhe pastaj filloja të lexoja për palët e luftës së parë botërore”.

“Për Kosovën shumë më vonë, 1968, kur kanë qenë protestat ne Çekosllovaki dhe më pas për protestat e juaja”.

“Në fillim të viteve 70-ta , kur isha student,  ka pasur shumë artikuj për Kosovën, nuk ishin kryetituj por ishin shkrime për Kosovën si territor i Jugosllavisë”.

“Se sa pozitiv janë njerëzit në Kosovë sa i përket Britanisë. Kemi pasur një rol të caktuar në konflikt dhe më pas edhe në avancimin e shtetit”.

“Këtu duket të ketë një perceptim pozitiv për Britaninë”.