Neo-otomanizmi i Erdoganit – plani për të rikthyer ideologjinë e Perandorisë Osmane në Turqinë e sotme

Në vitin 1994, një politikan aspirant turk, i quajtur Rexhep Tajip Erdogan, shfrytëzoi famën e tij si një lojtar për klubin e futbollit Kasimpsa të Stambollit, në një pëpjekje të suksesshme për të arritur kryebashkiakun e Stambolllit si një kandidat i Partisë Islamike.

Bota

20/07/2018 10:21

Suksesi i tij fillimisht ishte i shkurtër. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga pozita e tij si kryetar i bashkisë, i ndaluar nga zyre politike dhe u burgos për katër muaj për shkak të recitimit të një poeme, gjatë një fjalimi, që vinte në pah pikëpamjet e tij islamike për rolin e qeverisë.

Erdogan më vonë i braktisi pikëpamjet e tij eksplicite islamike dhe e ripërsëriti vetën si një demokrat konservator, i cili mbështeti politikat liberale ekonomike. Në vitin 2001, së bashku me një ish-aleat, Fetullah Gylenin, themeluan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për të pasqyruar objektivat e tij të konservatorizmit social dhe reformën ekonomike, transmeton lajmi.net

Në vitin 2003, pas heqjes së ndalimit dhe rikthimit të tij në politikën turke dhe suksesi zgjedhor të AKP-së në zgjedhjet e vitit 2002, e çoi atë në pushtet. Kjo fitore njoftoi rritjen e Erdoganit në politikën turke. Ai u bë kryeministër nga marsi i vitit 2003, derisa u zgjodh president i Turqisë në vitin 2014. Ai këtë rol e ka edhe sot, por me kompetenca absolute.

Fillimisht, parlamenti i dominuar nga AKP mbeti besnik në programin e saj për reformim politik dhe ekonomik. Në vitin 2004, ajo miratoi një seri prej pesë paketa reformuese të dizajnuara për të sjellë Turqinë në standardet e BE-së. Këto reforma pëfshinin, ndër të tjera edhe rritjen e mbrojtjes ligjore të të drejtave sociale, kulturore dhe politike, si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe kufizimin e rolit të ushtrisë në politikën turke.

Sidoqoftë gjatë 10 viteve të fundit, Erdogani dhe AKP-ja janë zhvendosur në mënyrë të konsiderueshme nga axhenda e tyre fillestare reformatore. Erdogani është kritikuar për të qenë gjithnjë autoritar dhe pçr orkestrimin e ndryshimeve në kushteturën turke të dizajnuara për të përqëndruar edhe më tej autoritetin politik në presidencë.

Politika e jashtme e Turqisë, në ndërkohë, është rritur gjithnjëë e më shumë në nacionalizëm dhe antagonizëm ndaj objektivave amerikane dhe të NATO-s në Lindjen e Mesme. Politikat e Ankarasë në luftën civile siriane, mbështetja e grupeve radikale islamike dhe ndëhyrja e saj kundër forcave siriane të mbështetura nga SHBA-të, kanë çuar në tensione të mëdha në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Brenda vendit, AKP ka mbështetur rivendosjen e shumë praktikave kulturore islame. Këto kanë shkuar nga nxitja e përdorimit të velit nga gratë turke dhe një zgjerim rrënjësor të shkollave fetare që financohen nga qeveria.

Përveç kësaj, AKP ka promovuar lavdinë e trashëgimisë osmane të Turqisë. Për shembull, ajo ka miratuar veshje ceremoniale otomane për trupat turke që ofrojnë roje nderi për personalitete të ndryshme. Gjithashtu ka inkurajuar programet televizive osmane. Gjithashtu ringjalljen e muzikës së bandës ushtarake tradicionale osmane.

Kohët e fundit, Ankaraja njoftoi se shkollat turke do të fillonin të mësonin gjuhen turke duke pëndorur shkrimin e tij historik arab. Më vonë ndryshoi politikën, pasi u kritikua rëndë.

Së fundi, më së shumti për fqinjët e Turqisë, Erdogani ka ngritur një pyetje rreth legjitimitetit të traktateve të pasluftës të nëshkruara nga Turqia pas Luftës së Parë Botërore e cila krijoi kufijtë aktual, transmeton Lajmi.net

Ai ka pohuar, për shembull, se Mosuli dhe pjesë të Irakut të veriut, që mbulojnë pjesën më të madhe të asaj që tani është Iraku i Kurdistanit, janë konfiskuar ilegalisht nga britanikët në fund të Luftës së Parë Botërore dhe duhet të kthehen në sovranitetin turk. Pretendime të ngjashme janë bërë për ishujt Dodekanezë, aktualisht të kontrolluara nga Greqia dhe për pjesë të kufijve turko-sirianë.

Politikat e brendshme dhe të jashtme të Ankarasë janë përshkruar nga disa kritikë si një ringjallje e vlerave dhe politikave osmane. I quajtur “neo-otomanizëm”, ajo përkufizohet si një ideologji politike që nxit angazhimin më të madh politik të Turqisë me rajonet e kontrolluara më parë nga Perandoria Osmane. Ky angazhim manifestohet si promovimi i Ankarasë për rolin e saj në mbrojtjen e banorëve etnik turq të ish-domeneve otomane si dhe kampin e interesave sunite.

Përveç kësaj, ajo manifestohet në nxitjen e një ringjalljeje të traditave osmane dhe kulturës, duke përfshirë trashëgiminë fetare islame, midis turqve brenda Turqisë dhe mes turqve etnikë që jetojnë jashtë vendit. Kjo e fundit përfshinë dy bashkësitë etnike turke, në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore, si dhe komunitetet turke të emigrantëve në të gjithë Evropën Perëndimore.

Termi neo-otomanizëm nuk është i ri. Ka qenë rreth e rrotull që nga vitet 1970 dhe shpesh pëndoret për të përshkruar pretendimet e tokes irredentiste të Ankarasë, veçanarisht në lidhje me Greqinë. Ai u rishfaq përsëri gjatë pushtimit turk të Qipros në vitin 1974 dhe është kthyer herë pas here. Sidoqoftë, përdorimi i tij është bërë edhe më i përhapur në dekadën e fundit dhe tani zbatohet njësoj si për pretendimet irredentiste të Ankarasë ashtu edhe për rritjen e islamizmit të shoqërisë turke.

Neo-otomanizmi pasqyron, pjesërisht ideologjinë politike të Erdoganit dhe AKP-së së tij. Strategjia e kësaj partie është e ndërtuar mbi komponentën nacionaliste.

Revolucioni kemalist ishte i moderuar, duke përfaqësuar një kthesë vendimtare ndaj koncepteve perëndimore të modernitetit, duke e lartësuar kulturën dhe nacionalizmin turk dhe duke eliminuar shkrimet arabe dhe veshjen tradicionale. Për këtë arsye, alfabeti arab u zëvendësua me atë latin.

Islami ndonëse nuk ishte i ndaluar në vetvete, shihej si pengesë nga Kemalistët në modernizmin e Turqisë. Prandaj, derisa jeta fetare u lejua dhe liria e fesë ishte e mbrojtur në mënyrë specifike sipas kushtetutës turke, Ataturku këmbnguli që shteti i ri turk të ishte laik.

Feja nuk do të lejohej në politikën turke, një përndjekje që u zbatua rregullisht. Ushtria, madje më shumë se gjykatat dhe qeveria në përgjithësi, mori përsipër përgjegjsinë e mbrojtjes së natyrës sekulare të shtetit turk nga ndërhyrjet fetare.

Përqafimi i revolucionit kemalist me raste shkoi përtej praktikave evropiane. Shembull, kushtetuta turke u dha grave të drejtën për të votuar më shumë se një dekadë pëpara se gratë franceze të fitonin të njëjtën të drejtë.

Turqia filloi diskutimin e saj për të hyrë në BE në vitin 1963, kur Ankaraja nëshkroi një marrëveshje asocimi me Komunitetin Ekonomik Evropian. Qëllimi ishte që përfundimisht Turqia të ishte pjesë e BE-së dhe ky anëtarësim dukej si kulmi i revolucionit kemalist. AKP pastaj në pushtet, me Erdoganin si kryeminister filloi zbatimin e reformave parakusht që kërkohen për anëtarësimin në BE.

Koha ishte e pësosur. Turqia ishte gati për të hyrë në një periudhë të zgjatur të zgjerimit ekonomik dhe do të shihte një ngritje të GNP-së nga 400 miliardë në vitin 2004 në më shumë se 850 miliardë dollarë në vitin 2016. Të ardhurat për kokë banori dyfishohen gjatë kësaj peridhe. Ndërkohë që ende ishte dukshëm më poshtë ekonomive më të përparuara të BE-së.

Megjithëse shumë prej elementeve të neo-otomanizmit shfaqen në kohën e Erdoganit si kryeministër, BE konsideron se Turqia nuk është gati për anëtarësim në BE. Me fjalë të tjera, ideologjia e Erdoganit ishte në kundërshtim me Evropen moderne dhe laike. AKP-ja po përcaktonte një rol të ri në Turqi – një që do të përqafonte trashëgiminë e saj otomane dhe islame në vend. Neo-otomanizmi që do ta poziciononte Turqinë si një fuqi islamike, transmeton Lajmi.net

Rrënjët e AKP-së kanë qenë gjithmonë në zonat rurale të Turqisë, të cilët kurrë nuk e kishin përqafuar vizionin e Ataturkut për një Turqi laike. Fakti që këto zona rezonuan mirë në temat politike islamike e bënë Erdoganin një superfuqi brenda shtetit turk.

AKP-ja gjithashtu filloi që nëpërmjet ushtrisë të mbyste sekularizmin e shtetit turk dhe në këtë mënyrë të krijonte një lloj ideje politike religjioze për shtetin. Rastet gjyqësore kundër Forcave të Armatosura Turke, të njohura si rastet e Sledgehammer dhe Ergenkon, ishin shumë të diskutueshme. Përpjekjet e Erdoganit për të çliruar udhëheqjen e Forcave të Armatosura Turke arriti kulmin kur ai njoftoi në 2016 se ushtria turke kishte tentuar të bënte një grusht shteti ndaj qeverisë.

Duke përdorur grushtin e shtetit si pretekst, midis korrikut 2016 dhe dhjetorit 2017 ai shkarkoi rreth 150,000 zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë. Ai gjithashtu burgosi ose kishte shkaktuar pothuajse 2000 gazetarë dhe kishte mbyllur më shumë se 50 media.

Në vitin 2017, Erdogani gjithashtu orkestroi një referendum popullor të hartuar për të ndryshuar kushtetuën turke që të zgjerojë kompetencat ekzekutive të presidencës në kurriz të parlamentit turk. Referendumi ishte i ngushtë. U mposht në qendrat kryesore urban si Stambolli apo Izmiri, por mori mbështetje të gjerë në zonat rurale.

Disa nga shenjat e shfaqjes së neo-otomanizmit në Turqi janë:

Restorimi i shumë praktikave tradicionale islamike në jetën sociale dhe kulturore

Glorifikimi i trashëgimisë otomane

Promovimi i sunizmit

Vazhdimi i autoritarizmin

Sfidimi i traktareve të post-Luftës së Parë Borërore

Erdogani para disa javësh ka fituar edhe zgjedhjet e reja me të cilat i sigurohet edhe një mandat si president i Turqisë që pas referendumit gëzon kompetenca absolute ekzekutive dhe kështu sipas kritikëve të politikës, vlerësohet si një lider tejet autoritar, madje i akuzuar edhe për ndërhyrje në zgjedhje.

Më herët këtë vit Erdogani tërthorazi kishte pranuar se trashëgimia otomane është vlerë e shtetit turk. Gjithashtu para disa muajsh ishte publikuar edhe një fotografi e cila paraqet në mënyrë të ilustruar kufijtë e Turqisë së Erdoganit me neo-otomanizëm./Lajmi.net/