Nëna që me humor të zi paraqet fotografitë tradicionale familjare (Foto)

Susan Copich, aktore dhe nënë e dy fëmijëve e cila jeton në New York, duke bërë humor të zi me fotografitë tradicionale të familjeve, ka bërë një seri fotografish të guximshme “Domestic Bliss”.

ShowBiz

12/09/2015 00:12

Ajo ka shpenzuar vitet duke bërë fotografi të familjes së saj, por kur arriti në mes të katërdhjetave, kuptoi se ajo mungonte në pothuajse çdo fotografi.

Kështu vendosi të merr gjërat në duart e veta, duke krijuar fotografi që pasqyrojnë të gjitha ndjenjat e saj – edhe ato ta paqartat apo ato negativet.

Në shpjegimin e saj, bëhet e ditur se fotografitë paraqesin ndjenjat e kaluara me familjen dhe se si asnjëherë ato realisht nuk paraqiten në fotografi.

Çastet kur është ndjerë seksi, kur nuk i pëlqeu kafshët në shtëpi, kur pinte alkool para fëmijëve, kur u rrëzua në shtëpi, kur është e dëshpëruar sa edhe për të vrarë veten, e shumë mesazhe të tjera ajo i k paraqitur përmes fotografive.

Në çdo fotografi, Susan thotë se ka “kthesë të errësirës” që sfidon perceptimin e zakonshëm të lumturisë familjare./ lajmi.net

domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-12__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-13__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-21__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-31__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-51__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-61__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-71__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-81__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-91__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-101__880 domestic-bliss-family-photography-susan-colpich-122__880