Nëna e Xhenetës: Kemi ende nevojë për ndihmë

Lirie Gashi, e ëma e Xhenetës, e cila vdiq pasi u zu nga një mur i rrëzuar i një shtëpie të vjetër në zonën historike të Prizrenit, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dalë në ndihmë.

Lajme

30/06/2016 16:32

Pas rastit tragjik kanë reaguar qytetarët e shoqëria civile, Klan Kosova si medie po ashtu, duke dhënë ndihmën e mundshme për t’i siguruar kushte jetese kësaj familje.

Grumbullimi i fondeve ka mundësuar që të fillohet ndërtimi i një shtëpie, për c’arsye Liria ka falënderuar të gjithë ata që nuk kanë hezituar t’i dalin në ndihmë, por duke kërkuar që të vazhdohet edhe për një kohë në mënyrë që nevojat elementare të përmbushen.

13570218_10157093281100383_200143850_o-690x380

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që ne ta nisim ndërtimin e shtëpisë. Të gjithëve njerëzve pa dallim. Na kanë qëndruar afër në këtë dhimbje që e kam për humbjen e Xhenetës. Kur po i shoh këtë temele, po tentoj të gjejë shpresë në mënyrë që Dashnimi, djali binjak i Xhenetës të ketë një të ardhme. Kemi ende nevojë për ndihmë”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.