Në Turqi përurohet ‘gjerdani’ i Gjirit të Izmitit, merr pjesë edhe Rama

Në Turqi është përuruar Ura e Osman Gazit e cila cilësohet si “gjerdani” i Gjirit të Izmitit. Kjo është një prej “projekteve gjigande” të kryer në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë.

Lajme

30/06/2016 21:37

Në ceremoninë e hapjes të urës morën pjesë Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri Binali Yıldırım, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Zëvendëskryeministrat e Turqisë Numan Kurtulmuş, Nurettin Canikli dhe Mehmet Şimşek, deputetë, përfaqësues të kompanive, të ftuar të huaj, kryetarë të bashkive dhe qytetarë.

Duke iu referuar sulmit në aeroportin Ataturk, Presidenti Erdogan tha: “Ne dënojmë çdo terror si dhe të gjitha organizatat terroriste dhe terroristët pa dallim. I lutem fuqisë së Zotit të mos lejojë që vendi im të kalojë përsëri një dhimbje të tillë.”