Në sheshin e Prishtinë po mbahet panair për përfituesit e granteve

Zyra e BE-së në Kosovë /PSBE dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë organizuar një panair njëditor për përfituesit e granteve të tyre, që po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të mërkurën më 15 qershor 2016.

Lajme

15/06/2016 15:41

Panairi do të shfaqë risitë dhe produktet e ndërmarrjeve që kanë qenë përfitues të granteve përmes programit “Mbështetje për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të mesme në Kosovë”.

Programi i Granteve për NMVM-të, i cili implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, kontribuon në forcimin e ekonomisë lokale dhe uljen e deficitit tregtar në Kosovë duke përmirësuar kapacitetet e NMVM-ve në mënyrë që të rritet prodhimi në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme në përputhje me standardet ndërkombëtarisht të njohura. Në kuadër të programit 4 milion eurosh, kanë përfituar 36 ndërmarrje (mikro 21 dhe 15 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) pas një procesi konkurrues gjatë të cilit 784 propozim-projekte janë dorëzuar fillimisht.

Si rezultat i programit, ndërmarrjet kosovare kanë rritur kapacitetet e tyre prodhuese, kanë plasuar produkte të reja, dhe kanë zgjeruar konkurrencën e tyre në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Deri më sot, programi ka krijuar rreth 200 vende të qëndrueshme pune me një potencial për t’u rritur në të ardhmen, për shkak të rritjes së konkurrencës dhe efikasitetit të ndërmarrjeve të dhëna.

Deri më tani, mbi 36 ndërmarrjet që kanë përfituar nga programi i granteve të NMVM-ve./ Lajmi.net