Në Serbi ndizet debati për pjesëmarrjen e Listës Serbe në Qeverinë e komandatit të UÇK-së!

Zëvendëskryeministri serb njëherit ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Lajiq tha sot se debati publik rreth përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re të Kosovës “është krejtësisht i pakuptimtë dhe madje kundërproduktiv”. “Në vitet 1990, Millosheviq donte të negocionte me ata shqiptarë që zgjodhi për negociatorë, kështu që e pamë se si përfundoi…

Lajme

12/09/2017 14:28

Zëvendëskryeministri serb njëherit ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Lajiq tha sot se debati publik rreth përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re të Kosovës “është krejtësisht i pakuptimtë dhe madje kundërproduktiv”.

“Në vitet 1990, Millosheviq donte të negocionte me ata shqiptarë që zgjodhi për negociatorë, kështu që e pamë se si përfundoi kjo”, tha Lajiq për Tanjugun.

Në Serbi ka shpërthyer debati se a është dashur apo Lista Serbe të përfshihet në Qeverinë Haradinaj, duke pas parasysh se Haradinaj ka qenë komandat i UÇK-së. /Lajmi.net/