Në Sandhurst të Anglisë diplomon oficeri i parë i ushtrisë së Kosovës

Në këtë ceremoni Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeta II e përfaqësoi Lartmadhëria e Tij Duka i Kembrixh.

Lajme

14/12/2018 15:36

Në këtë ditë historike për Kosovën në një nga Akademitë më të njohura Ushtarake në botë në Sandhurst diplomoi oficeri i parë i ushtrisë së sapo formuar ëntoger Besfort Kurteshi.

Gjeneral Brigade Nazmi Brahimaj së bashku me të ngarkuarën me punë në Londër Heroina Telaku, dhe me atasheun e Mbrojtjes në Londër nënkolonel Beton Retkoceri morën pjesë në ceremoninë e diplomimit.

Në këtë ceremoni Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeta II e përfaqësoi Lartmadhëria e Tij Duka i Kembrixh.