Në Rahovec vidhen makina dhe bagëti

Mbrëmë në Xërxe të Rahovecit kanë ndodhur tri raste të vjedhjeve.

Lajme

08/10/2018 11:08

Zëdhënësja e policisë për këtë rajon, Lirie Podrimaj i ka thënë lajmi.net se policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, në këtë fshat janë vjedhur automjete dhe bagëti.

“Me datë 08.10.2018 në mëngjes në stacionin policor në Rahovec janë raportuar tri raste të vjedhjeve. Në dy nga këto raste janë raportuar vjedhje të automjeteve ndërsa në një rast vjedhje e bagëtive (tre krerë viça). Policia menjëherë ka dal në vendet e ngjarjeve dhe është duke punuar intensivisht në marrjen e të gjitha masave operativo hetimore për ndriçimin e këtyre tri vjedhjeve të ndodhura në fshatin Xërxe të komunës së Rahovecit”, ka thënë Podrimaj./Lajmi.net/