Në QKUK rikthehen në punë CT-të dhe radioterapia

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton gjithë pacientët që kanë nevojë për tomografi të kompjuterizuar (CT) se janë rikthyer në punë CT-të në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

12/12/2014 17:31

CT 64-shtresore, e cila është më e sofistikuara është futur në funksion nga dita e sotme dhe është në shërbim të plotë të pacientëve, përderisa CT-6, pritet të lëshohet në funksion ditën e hënë.

Po ashtu, në QKUK është në funksion dhe kapacitet të plotë edhe Rezonanca Magnetike.

Po ashtu, nga dita e hënë është në funksion të plotë edhe shërbimi i radioterapisë në kuadër të Klinikës së Onkologjisë dhe pacientët që kanë nevojë për rrezatim atë mund të kryejnë në QKUK.

Funksionalizimi i plotë i aparaturave radiologjike bëhet për  insistimit dhe prioriteteve që kishte dhe ka menaxhmenti i SHSKUK për servisim të aparaturave diagnostike.