Në profilin e autorit të masakrës së Vlorës, nga poezia tek paralajmërimi për kushërinjtë! – Lajmi.net
Në profilin e autorit të masakrës së Vlorës, nga poezia tek paralajmërimi për kushërinjtë!
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 23:07, 10 August 2018
24 vjeçari Ridvan Zykaj ashtu si të gjithë të rinjtë kishte po ashtu profil në rrjetet sociale, jo një por dy të tilla.

Në të dyja profilet, njëri me emrin e tij dhe tjetri me një nofkë, në postime shihet se 24 vjeçari kishte pasion poezinë.

Të shumta janë poezitë që gjen për dashurinë, në profilet e tij në rrjetin social, por njëra prej tyre ka dhe diçka më shumë.

Autori i masakrës së kësaj të premteje, ku mbetën të vrarë 8 persona, shkruante dikur një poezi për “vjehrrën”. Një koment nga një i afërm i shkruan 24 vjeçarit që të mos zihet me kushërinjtë e tij, të cilët këtë pasdite i riu i vrau.

Në përgjigje, Ridvan Zykaj shkruan këto fjalë:

Kujtojmë se i riu është akuzuar nga njëri prej personave që ai ka vrarë këtë të premte, se i kishte vjedhur disa pula deti. Pista e deritanishme për motivin që ka çuar në një masakër të vërtetë ku as fëmijët nuk janë falur, është pikërisht një çështje banale në lidhje me kafshët shtëpiake të familjes së kushërinjve të tij.

Këtë pasdite, Zykaj vrau 3 familje, vëllain e gjyshit të tij, gruan si dhe djemtë. Njëri nga djemtë e vëllait të gjyshit në familje kishte dhe dy fëmijë të moshave 17 dhe 9 vjeç. Edhe këta të fundit janë ekzekutuar me automatik nga i riu.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO