Në Prishtinë ishte arrestuar për ndezje të marihuanës në skenë, Action Bronson bën veprimin e papritur

Action Bronson në gusht të këtij viti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të ndezjes së marihuanës në skenë.

ShowBiz

30/12/2018 08:56

Action Bronson ishte arrestuar derisa po performonte në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Por, pasi ishte dërguar në stacionin policor, reperi ishte liruar dhe ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.

Së fundi, Action Bronson ka postuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke konsumuar lënë narkotike.

Ai ka shkruar se është gati për festivalin tre ditor që mbahet në Zelandën e Re. /Lajmi.net/