Në Podujevë vajza rrahu nënën, burri theri me thikë gruan, e në Partesh serbi e sulmoi tërë familjen

Rastet e dhunës në familje janë mjaft të shpeshta në Kosovë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë paraqitur tri raste të dhunës në familje, dy në Podujevë, ndërsa një në Partesh.

Lajme

26/07/2017 09:48

Policia ka njoftuar se në Podujevë ka arrestuar një femër, pasi një ditë më parë kishte sulmuar nënën e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje një ditë më herët ka sulmuar nënën e saj, viktimën femër K-Shqiptare, ndërsa sot e ka kanosur me një thikë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Podujevë ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje. Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar me thikë gruan e tij.

“Podujevë, 25.07.2017-15:40. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar për arsye të pa njohura ka kanosur me thikë  dhe më pas e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në Partesh është arrestuar një serb pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e tij pas një mosmarrëveshjeje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/