Mushtisht, Policia largon protestuesit me gaz lotsjellës, ka të lënduar

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës, janë zgjuar herët sot për të protestuar kundër ardhjes së serbëve të zhvendosur nga ky fshat, për vizitë.

Lajme

28/08/2016 08:39

(I plotësuar) – Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë organizuar protestë kundër vizitës së serbëve në manastirin e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Në protestën që ka filluar në orën shtatë protestuesit kanë bllokuar rrugët, kundër kësaj vizite të serbëve që paraluftës kanë jetuar aty.

Policia disa herë ka kërkuar nga qytetarët ta lirojnë rrugën, por protestuesit nuk janë bindur.

Protesta nuk ka shkuar e qetë dhe në një moment policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, ku ka pasur disa persona të lënduar lehtë, raporton gazetari i Klan Kosovës nga terreni.

Në protestë është lënduar edhe një polic, ndërsa njoftohet edhe për disa persona të arrestuar.

mushtisht 2 mushtisht 1

(I plotësuar) – Situata ka eskaluar në Mushtisht pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Sipas gazetarit të KALLXO.com në Mushtisht, policia është duke i shtyrë të tubuarit drejt qendrës së fshatit.

Gjatë ndërhyrjes ka të lënduar dhe të arrestuar.

Policia ka filluar ndërhyrjen, ndërsa protestuesit që kanë bllokuar rrugën po qëndrojnë ulur.

policia-2 mushtisht4

***

Ata po protestojnë kundër kthimit të serbëve, “duke pasur parasysh që ky komunitet nuk është përgjigjur për asnjë krim të bërë në fshatin Mushtisht në mesin e viteve 1997-1999”, transmeton lajmi.net

Banorët po kundërshtojnë ardhjen e serbëve me flamuj kombëtarë në duar, si dhe duke thirrur UÇK.

Tashmë Policia e Kosovës, përfshirë edhe një njësit të Njësisë Speciale, kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërkaq mësohet se ka pas një konfrontim ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë. /lajmi.net