Në moshën 61 vjeçare, ndërron jetë Anthony Bourdain
Ka vdekur Anthony Bourdain, kuzhinier i talentuar, tregimtar dhe shkrimtar, i cili vizitoi gjithë botën, për të eksploruar kulturën, kuzhinën dhe gjendjen njerëzore për gati dy dekada.

ShowBiz
Bourdain ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeç, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
CNN konfirmoi vdekjen e Bourdain të premten dhe thuhet se shkak i vdekjes së kuzhinierit ishte vetëvrasja.
Bourdain ishte në Francë duke punuar rreth episodit të ardhshëm të serisë së CNN, “Parts Unknown”.
Miku i tij i ngushtë, Eric Ripert, kuzhinier francez, zbuloi se Bourdain nuk kishte reaguar në domën e tij të hotelit, të premtën në mëngjes.
“Është trishtim i jashtëzakonshëm, ne mund të konfirmojmë vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Anthony Bourdain”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Ngushëllime për familjen e Bourdain ka shkruar edhe Christiane Amanpour, e cila e vlerësoi lartë veprën e tij. /Lajmi.net/