Në Mitrovicë shqiptari feston me armë, konfiskohet një kallashnikovë

Sot me datën 26 Korrik 2017 rreth orës 00:60 të mëngjesit, është pranuar një informate, se rr. ’Dëshmorët e Kombit’’ në Mitrovicë ka të shtëna me armë zjarri, njësit sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, fillimisht kanë bëre lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht vendit ku janë dëgjuar të shtënat.

Lajme

26/07/2017 15:11

Policia njofton se ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar dhe është arritur te kontaktohet personi B.S., 28 vjeçar dhe pas një vëzhgimi rreth shtëpisë, ka rezultuar me gjetjen e disa gëzhojave, shkruan lajmi.net.

“Personi në fjalë vullnetarisht ka dorëzuar një armë automatike AK 47 me një karikator pa fishek, e cila dyshohet që është përdor.”

“Nga Policia si prove materiale është konfiskuar një AK 47, një karikator pa fishek  dhe nëntë ( 09) gëzhoja.”

“Personi i dyshuar, B.S., 28 vjeçar është arrestuar nga policia, ku pas procedurave intervistuese te të dyshuarit në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Ndaj të dyshuarit B.S., 28 vjeçar është iniciuar procedurë për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi posedim i paautorizuar i armës- Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.” /Lajmi.net/