Në mes dy të vërtetave

Problemet brenda subjekteve politike gjithmonë bëjnë lajm për opinionin publik e sidomos kur ato janë shumë afër të ndarjes në dy pjesë, ashtu siç po ndodh edhe me Levizjen Vetëvendosje.

Opinion

25/01/2018 16:03

Për disa arsye problem i ndarjes së Vetëvendosjes futi në lojë shumë akter brenda dhe jashtë këtij subjekti politik. Përveç që u inkuadruan njerëzit që e kishin luftën mes veti brenda lëvizjes, po ashtu pjesë të lojës u bënë edhe ish-anëtarët e Vetëvendosjes , kundërshtarët politik ,analistët politik etj. E gjithë kjo ka ndodh për shkak se Vetëvendosje krijoj standard që as vetë nuk pati mundësi ta përballoj.

Secili nga personat jashtë Vetëvendosjes që janë kyçur me deklarata dhe komente për ngjarjet në këtë subjekt politik së paku njëherë kanë qenë të linçuar në mënyrë të organizuar nga aktivistët e Vetëvendosjes vetëm pse kanë shprehur një mendim që mund të mos i ketë pëlqyer liderëve të kësaj partie. Të njejtën gjë tashmë ata janë duke e praktikuar në luftën në mes veti.

Lufta në Vetëvendosje ka kaluar në fazën e metastazës ku ndarja e tyre është e pashmangshme e cila po bëhet krejtësisht për interesa personale ashtu edhe siç po shihet nga deklarimet e tyre publike, asgjë nuk do të përfundoj me kaq sepse problemi do të zbresë tashme tek aktivsitat të cilët duhet të zgjedhin në mes dy të vërtetave, sepse të dyja palët janë duke thënë të vërtetën; ashtu siç është e vërtetë kur Dradan Molliqaj thotë se Albin Kurti dëshironte koalicion me PDK’në po aq është vërtetë se në Vetëvendosje ka pasur edhe ngacmime seksuale ndaj vajzave.

Të paktën tashme janë deklarata publike të thëna njëri grup ndaj tjetrit e që do të duhej të merrej edhe prokuroria.

Ajo që duket që do të ndodh shpejtë është ndarja e Vetëvendosjes por ajo që do të merr kohë për tu ndarë janë aktivistët të cilët ndodhen në paqartësi totale për gjithçka që kanë dëgjuar dhe po vazhdojnë të dëgjojnë nga idhujt e tyre politik dhe natyrisht as kjo ndarje nuk do të kaloj pa probleme.

Aktualisht të dy palët po luajnë me ndjenjat e aktivistëve sepse deri sa nuk është bërë publik problemi brenda Vetëvendosjes aktivitet nuk e kanë pasur fare të ditur se lëvizja e tyre e zemrës ka problem të mëdha. Meqë ata kanë ditur mire ta fshihnin për një kohë problemin nga mediat e kanë fshehur edhe nga aktivistët sepse këta të fundit besonin verbërisht në të dhe në njerëzit që i udhëhiqnin. Aq ka qenë besimi i madh sa që aktivistet e rinjë edhe në erë do të hidheshin vetën nëse kjo do të ju kërkohet për ta arritur një qëllim politik për partinë e tyre.

Aktivistet si arma kryesore e këtij subjekti politik tash së voni e kanë kuptuar se edhe janë mashtruar edhe janë manipuluar edhe janë gënjyer nga ata që ju kanë besuar, prandaj zgjedhja e tyre është më e vështira, sepse duhet të zgjedhin në mes dy të vërtetave të hidhur për ta, ose ta bëjnë zgjedhjen e mesit që është jashtë këtij subjekti politik. Vetëvendosja u thirr në aktinizëm por nuk ua kthej as për së afërmi aktivistëve kontributin dhe sakrificën që ata kanë bërë për këtë lëvizje politike pavarësisht riskut që kanë marr mbi vete.