Në Irak, nafta është biznes familjar (Foto)
Para një muaji, fotografi Eugenio Grosso udhëtoi për rreth 100 kilometra në veri të Irakut, nga qyteti Kirkuk deri në Sulaymaniyah në rajonin e kurdëve
Bota
Ai kishte vetëm një qëllim, që të fotografonte pompat e naftës.
“Kur i pash për herë të parë kaq shumë pompa në të njëjtin vend, më shkoi ndër mend se kjo mund të jetë një përshkrim i mirë për Irakun”, thotë Grosso, shkruan CNN, transmeton lajmi.net
“Nafta është resursi kryesor në vend por edhe në rajon. Të gjitha luftërat dhe konfliktet që kanë ndodhur, kanë të njëjtin qëllim, që të kontrollojnë këtë pasuri”, shton Grosso.
Ai tregon se shumica e pompave të naftës janë biznese familjare dhe madje emërtohen sipas emrit të familjes. Shoferi i cili e ka përcjellë Grosson, i ka treguar se axha i tij zotëron tri pompa të gazit. Ai shton se kjo është e zakonshme sepse shumë familje kanë biznese të tilla.
“Kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Pompat e naftës t’i takojnë njerëzve të zakonshëm dhe kushdo mund të hap një të tillë, kjo shpjegon shumë për Irakun”, konsideron Grosso.
Sipas një numërimi që ka bërë, ai thotë se në 100 kilometra janë rreth 70 pompa. /lajmi.net