Në Festivalin Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” marrin pjesë grupe e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare

Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar  “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentist nga të gjitha trojet shqiptare.

ShowBiz

20/04/2018 10:47

Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli në mbledhjen e Drejtorisë  së festivalit ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa seleksionimin do ta bëj Drejtoria artistike në krye me Halit Gashin.

Ndërkaq, skena do të e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar. Në këtë mbledhje  u  zgjodhën bartësit e grupeve punuese, Sekretar i Festivalit u zgjodh Ramadan Selimi, kurse kryeredaktor i Gazetës “Lyra” u zgjodh Enver Maloku.

Aziz Desku, drejtor Komunal i Ekonomisë dhe i Financave, paraqiti aspektet dhe koston e shpenzimeve të Festivalit dhe procedurat e tenderimit./Lajmi.net/