Në Barilevë arrestohen 7 kushërinj, u rrahën për tokë

Janë arrestuar shtatë persona në Barilevë të Prishtinës, kushërinj në mes vete, të cilët pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë rrahur në mes vete.

Lajme

10/09/2018 12:34

Njëri prej të dyshuarve ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndaj të cilit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri – revole modeli 70, cal.7.65, me një karikator me dy fishekë.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar.

Pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar lirohen.