Ndikimet politike pengojnë të bërit biznes në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka folur rreth gjendjes së institucioneve në Kosovë gjatë kësaj periudhe që po del të jetë kritike për zhvillimin e Kosovës.

Lajme

04/11/2014 21:40

Duke folur në një ceremoni rasti në kolegjin Riinvest, Cliff ka shtuar se në Kosovë ende është shumë sfiduese të besh biznes.

Sipas tij, Kosova po lëvizë ngadalë në listën e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes.

“Akoma, si ambasador i Britanisë së Madhe, duke u marrë me një numër të vogël të kompanive britanike që investojnë këtu, e di që është ende shumë sfiduese të bësh biznes në Kosovë. Ka ende shumë çështje të mëdha të korrupsionit dhe ndikime politike që duhet të tejkalohen”.

Cliff ka përmendur edhe skandalin e fundit për dyshime për korrupsion në EULEX, por ai nuk ka dashur të ndalet në këtë, duke thënë se gjëja absolutisht më kryesore dhe më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës është ekonomia, krijimi i punëve të vërteta, jo punëve artificiale të bëra nga qeveria, raporton KosovaPress.