Ndërron jetë ish-presidenti hungarez Arpad Goncz

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Hungari, Arpad Goncz, i cili në kohën e komunizmit ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçe, shkruan AP.

Bota

06/10/2015 16:22

Duke informuar deputetët për këtë, zëvendës kryetari i parlamentit Istvan Hiller, ka deklaruar se Goncz ishte një legjendë, me ç’rast ka mbajtur një minutë heshtje, transmeton lajmi.net.

Autoritetet komuniste hungareze, e kishin akuzuar Goncz duke e dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në kryengritjen e dështuar anti-sovjetike të vitit 1956. Ai ishte amnistuar në vitin 1963, për shkak të zbutjes së tensioneve me perëndimin. (lajmi.net)