Nacionalisti serb nga veriu i Mitrovicës: Serbia i ka paguar shuma të majme Vetëvendosjes

Nacionalisti ekstrem serb nga pjesa veriore e Mitrovicës, Marko Jakshiq, i njohur si njëri prej kundërshtarëve të fuqishëm të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka bërë një postim të radhës në rrjetin social Twitter.

Lajme

18/11/2015 21:41

 

I pyetur nga një shqiptar i Kosovës se sa para mund të ketë marrë Lëvizja Vetëvendosje nga shteti serb për dhunën e sotshme në rrugët e kryeqytetit, Jakshiq është përgjigur se Vetëvendosja është paguar mjaft mirë nga Serbia.

Më herët gjatë ditës Jakshiq, të cilin e quajnë doktor të krimit në Mitrovicë, kishte bërë një postim në Twitter ku kishte përgëzuar sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, për shkatërrimin e veturave qeveritare të Kosovës. Ai kishte shkruar “Ai është Dardan Molliqaj! Ai është Dardan Molliqaj! Ai i ‘do’ xhipat qeveritarë! Gëzuar”!

12233361_10153769792311670_84769481_n