Mustafa shpreh dhembje të thellë për vdekjen e Agim Kikës: Ishte shembull në LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes rrjetit social Facebook ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e veprimtarit të LDK-së Agim Kikaj.

Lajme

19/05/2017 08:30

Mustafa ka thënë, se Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur miq,

Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.

E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar”, shkruan ai. /Lajmi.net/