Mustafa: Ndërkombëtarët e mbështesin FAK-un, problem mbetët Lista Serbe(Video)

Qeveria e Kosovës ka ma marr mbështetje nga SHBA dhe BE për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Lajme

02/10/2015 15:43

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para gazetarëve, duke shtuar se i vetmi problem, lidhur me këtë çështje, vazhdon të mbetët aprovimi i partnerit të tyre në koalicion qeverisës, Listës Serbe.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se aleatët ndërkombëtar e kanë përkrahur këtë iniciativë, ndonëse e kanë cilësuar këtë si një çështje të brendshme të Kosovës, ku nuk dëshirojnë të ndërhyjnë.

Mustafa gjithashtu ka thënë se vullneti i përfaqësuesve të Listës Serbe është i luhatshëm pasi, siç thotë, ata ka raste që deklarohen pro, por që e ndryshojnë mendimin pas një kohe.

“Kemi biseduar edhe me zyrtarë të ShBA-ve dhe BE-së për formimin e FAK-ut, për të bindur listën serbe që të votojë. Kemi marr mbështetje, por nga ata në është thënë se kjo është çështje e brendshme, por qe duhet arritur me marrëveshje, gjithsesi”, tha Mustafa, raporton lajmi.net.

Ai është shprehur optimist se FAK do të bëhet dhe se për këtë janë duke punuar vazhdimisht.

YouTube player