Mustafa ironizon: Zgjedhja e Vuçiqit president, s’do ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar fabrikën e prodhimit te çipsave ”Vipa Çips”, në Pestovë të Vushtrrisë.

Lajme

03/04/2017 12:39

Por, në prononcimin para medieva Mustafa nuk ka preferuar të flas për çeshtjet aktuale në vend siç është puna e Demarkacionit

“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi të suksesshëm të flas për tema tjera” ka thënë Kryeministri Mustafa, shkruan Klan Kosova.

Ai po ashtu ka zgjedhur një formë për të komentuar zgjedhjen e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, në poston e Presidentit të Serbisë.

Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit President i Serbisë, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë.

Kryeministri Isa Mystafa, ka thënë se Kosova ka nevojë për biznese të suksesshme e hapje të vendeve të reja të punës.

Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë përkrahje për biznese me pakon e re fiskale.