Mustafa e cilëson Fehmi Aganin si ndër më meritorët për liri e pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë sot homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij.

Lajme

06/05/2015 17:09

Me këtë rast, Mustafa e ka cilësuar Aganin si njërin nga njerëzit më meritorë të lirisë dhe pavarësisë.

Kryeministri këto fjalë i ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook.

Postimi i kryeministrit Mustafa:

Sot se bashku me Kryesine e Lidhjes Demokratike te Kosoves, beme homazhe tek varri i Fehmi Aganit, njerit nder themeluesit e LDK-se dhe njeri nder me meritoret per ate qe e quajme “liri, pavaresi, demokraci”. I perjetshem eshte kujtimi per te, kurse vepra e tij ishte dhe mbetet frymezim i pashterrshem per secilin prej nesh.

Mustafa homazhe te varri i Fehmi Aganit4 Mustafa homazhe te varri i Fehmi Aganit3 Mustafa homazhe te varri i Fehmi Aganit2 Mustafa homazhe te varri i Fehmi Aganit1