Mustafa: Daçiqit shpesh i ndalet ora në kohën e Millosheviqit

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, Serbia në sistemin legal të ish-Federates Jugosllave nuk ka pasë asnjë ingerencë lidhur me pronën shoqërore në Kosovë.

Lajme

16/08/2017 22:38

Mustafa ka thënë, Daçiqit shpesh i ndalet ora në kohën e Millosheviqit, transmeton lajmi.net.

Ja shkrimi i plotë:

DACICI NJE POLTIKAN QE SHPESH I NDODHE TI NDALET ORA NE KOHEN E MILLOSHEVIQIT

Politkane serb, sidomos ata  me nje trashigimi e provinience millosheviqiane vajtojne gjoja per pronat e Serbise ne Kosove. Ata kete e perdorin shpesh si blof por nganjhere edhe per konsum te brendshem. Serbia ne sistemin legal te ish Federates Jugosllave nuk ka pase asnje ingerence lidhur me pronene shoqerore ne Kosove. Dacic thirret ne ligjet e kohes se Millosheviq, kur Kosova u okupua , ndermarrjet  u vune ne administrim te dhumshem dhe per te krijuar nje pretekst pronesie u krijua nje Fond fantom zhvillimor i cili mori falas ( sic) aksionet e kompanive kosovare. Por e gjithe kjo eshte shpallur jolegale me vendim te admnistrates se Kombeve te Bashkuara dhe eshte anuluar. Ngjarjet ne ate kohe jane te njohura,jane te njohura edhe pasojat e tyre dhe gjithcka eshte e qarte lidhur me ate kohe aparthejdi me elemnte gjenocidi e etnocidi, por nuk eshte e qarte se si nje politikan qe gjoja  meton te ndertoje nje mirekuptim me te madh midis serbve dhe shqiptareve te thirret ne ligje qe shenuan epoken e turpshme millosheviqiane.