Mushkolaj: Ambasadori amerikan kërkoi aktivizëm qytetar

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini tha se ngritja e zërit lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon vendi është jashtëzakonisht e rëndësishme, e sidomos nga ata të cilët kanë ndikim.

Lajme

18/01/2018 07:45

Ai tha se jo shpesh ka ndodhur me pas kaq reagim nga shoqëria sikur në rastin e iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi sipas tij, qytetarët e kanë kuptuar mesazhin që ka dhënë ambasadori amerikan, Greg Delawie.

“Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm ka po shkon vendi me këto veprime që po ndërmarrin këta liderë”, tha Mushkolaj.

Sipas tij, ky disponim pro Gjykatës Speciale nuk duhet të kuptohet si disponim pro dënimit të njerëzve të luftës së UÇK-së që mund të kenë kryer krime.