Murtezaj i LDK-së dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka dënuar rrahjen e anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra në ndodhi mbrëmë në mesnatë.

Lajme

13/05/2017 08:30

“Shoqëria e Kosovës nuk duhet ta pranojë dhunën, dhe nuk do ta pranojë”, ka thënë Murtezaj.

“Dënojmë sulmin ndaj znj. Xharra, dhe çdo lloj akti të dhunës, ndaj çdokujt”, ka shkruar ai në Facebook.

Bindjet politike sipas tij janë personale dhe duhet te respektohen.