Murati: Rajoni gjermanofon, burim investimi në Kosovë

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka deklaruar se shteti i Gjermanisë është theksuar si investitori më i madh në Kosovë në panairin e punësimit “Diaspora: Investimet dhe Punësimi”.

Lajme

31/05/2016 16:44

Murati ka thënë se rajoni gjermanofon “gjermanofon për shkak të përqendrimit të diasporës sonë të shërbej jo vetëm si burim investimi, por edhe si treg ku do të plasohen prodhimet dhe shërbimet e Kosovës”.

Postimi i plotë i Muratit:

Dje e sot u mbajt konferenca dhe panairi i punësimit “Diaspora: Investimet dhe Punësimi”. Përveç trajtimit bizneseve të diasporës si partnere të shtetit në zhvillimin socio-ekonomik, u trajtuan edhe potencialet e saj të mëdha në resurse njerëzore dhe kapacitete profesionale.

Gjithashtu u theksua roli i shtetit gjerman si investitori më i madh në Kosovë, por edhe mundësia që rajoni gjermanofon për shkak të përqendrimit të diasporës sonë të shërbej jo vetëm si burim investimi, por edhe si treg ku do të plasohen prodhimet dhe shërbimet e Kosovës.

U paraqiten edhe projekte nga niveli qendror dhe lokal. Panairi i punës ishte i veçantë sepse nga mbi 40 kompani vendore, gjermane dhe ato nga diaspora u ofruan diku afër 1,200 vende të punës të profileve të ndryshme.

Përveç falënderimit për kolegët e mi ministra Abrashi dhe Bajrami, për bashkorganizimin kanë një meritë të veçantë edhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, GIZ dhe programi i saj DIMAK Kosovo si dhe vetë ambasada gjermane dhe ambasadorja Viets. Si zakonisht falënderim i veçantë edhe për Unionin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani dhe Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër.