Murati kërkon përqendrim te sjellja e Serbisë jo te protagonizmi dialogues

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka përmendur disa nga veprimet e politikes serbe në raport me Kosovën. Nga ana tjetër, ka kritikuar partitë politike se në vend të kundërpërgjigjes po merren me atë se kush ta udhëheq dialogun.

Lajme

06/07/2018 19:33

“Presion që serbët ta lëshojnë FSK’në, ofensivë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, betejë për ta bllokuar pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, diskriminim i vazhdueshëm i shqiptarëve në Kosovën Lindore, vazhdim i presionit dhe spastrimit të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës”, ka numëruar Murati.

“Kështu Serbia po e shtron rrugën për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve me Kosovën! E partitë tona politike merren se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë!!!”, ka thënë më tej ai.