Mungojnë të dhënat e sakta për nivelin e ndotjes së ajrit, MCC ndan 3 milionë dollarë – Lajmi.net
Mungojnë të dhënat e sakta për nivelin e ndotjes së ajrit, MCC ndan 3 milionë dollarë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 11:43, 12 January 2018
Përdorimi i lëndëve djegëse gjatë sezonit dimëror dhe numri i madh i makinave në zonat urbane janë indikatorët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit në Prishtinë, i tha Ekonomia Online Afrim Berisha, udhëheqës i drejtorisë për vlerësimin e gjendjes së mjedisit në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit.

“Sektori i energjisë, djegia e lëndëve djegëse qoftë për prodhimin e energjisë elektrike, qoftë për amvisërinë qoftë edhe për sektorin e industrisë është burimi kryesor i ndotjes po ashtu edhe numri i madh i makinave në zonat urbane këta janë burimet kryesore të ndotjes së ajrit jo vetëm në regjionin e Prishtinës po në të gjitha regjionet tona”, tha ai.

Një ndër problemet me të cilat përballet Kosova për trajtimin e ndotjes së ajrit është edhe mungesa e të dhënave të sakta për nivelin e ndotjes.

Ndonëse Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë një shumë prej 3 milionë dollarësh për mbështetjen e projektit “Mbledhja e të dhënave Mjedisore”, i cili përveç cilësisë së ajrit do të fokusohet edhe në mbledhjen e të dhënave për sektorin e ujit, të mbeturinave e ajrit.

“Në fakt projekti është në fazën e parapërgatitjes, d.m.th Korporata e Mileniumit i ka nda fondet, ekspertët amerikanë vetëm kanë filluar procesin e dizajnimit të projektit edhe ne si agjenci jemi në procesin e dizajnimit të projektit, ne vetëm kemi dhënë orientimet kryesore që projekti do të fokusohet në mbledhjen e të dhënave mjedisore, mirëpo specifikat konkrete të projektit ende nuk janë të detajuara”.

“Në javën tjetër do të kemi një takim me përfaqësuesit e Korporatës së Mileniumit për t’i detajuar aspektet e projektit, çka do të fokusohet përveç cilësisë së ajrit, projekti po ashtu do të pritet të fokusohet edhe në të dhënat tjera mjedisore siç është sektori i ujit, sektori i mbeturinave e kështu me radhë, po të gjitha këto ne do t’i dizajnojmë dhe do t’i detajojmë së bashku me ekspertët amerikanë”, tha ai.

Përveç kësaj, Berisha ka thënë se shumë shpejt do të bëhet edhe një analizë e cila do të ndihmojë në identifikimin e regjioneve të cilat kanë nevojë për stacione shtesë për matjen e cilësisë së ajrit, raporton EO.

“…përmes dy projekteve të reja është një projekt nga japonezët për cilësinë  në përgjithësi për ajrin dhe projekti tjetër është nga sfidat e mileniumit, në kuadër të këtyre projekteve ne do të planifikojmë edhe një analizë të nevojave se në cilat regjione dhe në cilat qytete ka nevojë Kosova të ketë stacione shtesë dhe në të ardhmen pritet të ketë stacione tjera”.

Përveç në Prishtinë matja e cilësisë së ajrit bëhet edhe në 12 stacione të tjera si në në Obiliq, Prizren, Drenas, Han të Elezit si dhe në Gjilan./EO

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Stealth Sniper