Mungesa e parë në emision, mallëngjehet Labinot Gashi (Foto)

Prezantuesi Labinot Gashi për herë të parë po i mungon ekranit.

ShowBiz

15/01/2017 14:29

Sot është e diela e parë që atë nuk e kemi parë në emisionin e përjavshëm të tij, ‘1 kafe me Labin’ shkruan lajmi.net

E për këtë gjë, është mallëngjyer edhe vet ai.

Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Labi ka shprehur gjithashtu falendërimin për gjithë ata që e kanë mbështetur sot e 17 vite.

Këto janë fjalët e tij:

Miq, sot eshte e diela e tret e vitit dhe e diela e pare e imja pa emision ne TV. Mbi tgjitha, kete jave e kam pas tmbushun me telefonata, mesazhe, e porosi per vendimin tim tashme publik per largim nga televizioni. Shume prej jush mkane bo me u ndi mjafte i vlersum me vemendjen qe mkeni dhene, dhe ktu spo flas vetem per vemendjen publike ose mediale. Miqt e mire shihen e maten ne vendime e ne dite jo tlehta per njeriun. Une jam me fat qe gjeta gjithe kete perkrahje. Ngjithe vitet e mia ne tv nuk kam dasht me qene i shtirum, i montum, kam dasht qe thjesht me fol ashtu qysh foli me Qendresen, mamin, shoqnin, taksistin nrruge, ose shitsin e cigareve. Bile asniher nuk jam mshef mbas naj profili fallc ose naj kolegu kur kam dasht me e pyt dikond per dicka. Tjesh vetja – kjo ka pas randsi per mu, e kjo mka bo edhe kaq te afert e popullor me publikun. Une per ta e kam bo cdo sekond te transmetimeve, e po ashtu do tjet edhe ne te ardhmen e afert. Sot kafen po e pijm nga distanca, me urimet per takime treja shume shpejt. Shnet, Labi.

screenshot_1