Mungesa e Mujës e paarsyeshme, por ka të drejtë të vazhdojë mandatin

Vetëpezullimi i Ramadan Mujës nga posti i Kryetarit të Prizrenit, për Besnik Osmanin, Sekretarin e Përgjithshëm në MAPL, nuk ka qenë një vendim por një veprim. Ai thotë se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion i favorshëm.

Lajme

25/03/2014 23:50

Sot, MAPL i ka kthyer përgjigje Mujës duke e cilësuar pezullimin e postit si kundërshtues me ligjin. Sekretari i kësaj ministrie,  Besnik Osmani, në intervistën në Interaktiv të KTV-së , ka thënë se mungesa e Ramadan Mujës në Komunën e Prizrenit ka qenë mungesë pa arsye, andaj ai thotë se MAPL ka rekomanduar Mujën që të kthehet në punë.

“Faktikisht ne i kemi marr informacione nga mediat për pezullimin si Kryetar. Ne me shkresën zyrtare, kemi marr vesh që bëhet një veprim të zotit Muja” .

“E para nuk ka bazë ligjore. Megjithatë në ligjin për vetëqeverisje lokale që të jetë aktiv në mandatin e tij. Muja ka të drejtë të vazhdojë mandatin e tij dhe të kryej detyrat e tij”.

“Po, ne e kemi konstatuar se Muja ka të drejtë legale që të vazhdojë mandatin e tij si Kryetar për vet faktin se ai ka shfrytëzuar të drejtën e ankimit”.

“Po, ky ka qenë konstatimi ynë se mungesa në punë është e paarsyeshme”.

“Nëse kemi mungesa që janë jashtë vullnetit të personit, atëherë mund të flasim për mungesë të paarsyeshme të Kryetarit”.

“Nëse kemi mungesa të kryetarit dhe nuk ka pengesë që lidhet me vullnetin e tij, ligji ka paraparë që MAPL ti rekomandoj Qeverisë për shkarkimin e kryetarit”.

Duke folur për miratimin e statuseve të katër komunave veriore, Osmani ka thënë se statuset kanë qenë të paligjshme në disa pika.

“Baza legale e zgjedhjes së tyre, duhet të ketë referencë të qartë të ligjit për vetëqeverisje lokale”.

“E dyta janë simbolet e Komunës. Këto komuna nuk kanë marr vendim për simbolet e komunës, por e kanë futur në nen çështjen e flamurit. Por ato nuk mund të jenë të ngjashme me një shtet apo një komune. Dhe ne kemi raste që janë të ngjashme me komunat dhe është i njëjtë me shtetin e Serbisë”.

Përmbajtja e vulave të komunës. Ligji për vulat dhe përmbajtja nuk është e plotë.

“Një nga pikat që ka të bëj me vulat ka referencë me rezolutën 1244”.

Osmani nuk i quan komplet neutrale statutet e komunave veriore. Ai thotë se pas skadimit të 30 ditëve, janë disa opsione të hapura, por sipas tij më i pafavorshmi është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Nuk mund të themi që janë neutrale me krejt përmbajtjen që e kanë sepse 90 përqind e njohin Kosovën. Kemi pika kontestuese  që nuk janë në pajtim me ligjet e Kosovës”.

“Afati është 30 ditë, ne presim që prej 30 ditësh do të kompletohet ky proces”.

“Ka disa rrugë, njëra nga ato është zgjedhje, pastaj është sistemi gjyqësor dhe do të marrin vendimin  gjykatës. Le të themi që opsionet janë të hapura, ka variante të hapura ligjore. Ne dimë që zgjedhjet janë të kushtueshme, mund të mos jenë varianti më i mirë i mundshëm”, ka thënë Besnik Osmani për KTV-në.