Muhaxhiri: Premtimet tingëllojnë mirë, por duken vështirë të realizueshme

Analisti Artan Muhaxhiri në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se premtimet për rritje pagash, për rritje buxheti dhe të trendeve të zhvillimit ekonomik nga kandidatët për kryeministër të vendit tingëllojnë të parealizueshme.

Lajme

28/05/2017 18:26

“Mendoj se vendimi që kabineti i ardhshëm qeveritar të ketë gra po aq sa ka burra është shumë i mirë. Përvec si korrektim i një padrejtësie historike, besoj se është edhe praktikisht i mirë, për shkak se është dëshmuar që gratë në pozita udhëheqëse janë më pak të korruptueshme sesa burrat”.

“Është premtuar se pagat në sektorin publik do të rriten për 30 për qind, ndërsa pensionet për 25 për qind, ndërsa pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj me pagesë, edhe për gratë që nuk punojnë. Mendoj që me këtë trend të premtimeve vështirë do të jetë që ato të realizohen, edhe nëse buxheti do të ishte për disa miliardë më i madh”.