MTI koordinohet me donatorë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot mbajti takimin e rregullt të fundvitit me donatorë për punën dhe mbështetjen që i është bërë kësaj  ministrie, si dhe për të koordinuar veprimet që do të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm -2018.

Lajme

16/11/2017 16:40

Në fjalën hyrëse, ministri Bajram Hasani, bëri të ditur se ai dhe ministria të cilën e drejton do të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar vazhdimisht me donatorë, në mënyrë që të rriten shërbimet dhe aktivitetet në fushat me interes të zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik dhe shoqëror.

Ai tha se beson se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë ndihmën dhe mbështetjen financiare dhe profesionale nga donatorët për prioritetet e nisura të reformave dhe përmirësimit të fushave në kuadër të ministrisë.

Në konferencë pjesëmarrës, përveç përfaqësuesve të resorëve të MTI-së, ishin edhe përfaqësues nga: Komisioni Evropian, USAID-i, Swisscontact-i, EBRD-ja, Banka Botërore, GIZ-i, Ambasada e Kroacisë, Ambasada e Francës, etj.